08:55 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Sot shorti për “EURO 2024”, këta janë kudërshtarët e mundshëm të Shqipërisë

Sot do të hidet shorti për grupet e Kampionatit Evropian ”EURO 2024”.

Kombëtarja e Shqipërisë si njëra nga pjesëmarrset, do të mësoj kundërshtarët me të cilët do të përballet në evropian, shkruan IndeksOnline.

Skuadrat janë të ndara na katër vazo dhe Shqipëria ndodhet në vazon e dytë, së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.

Gjermania si ekipi pritës i Europianit ndodhet në vazon e parë dhe ekipet e tjera në atë vazo janë Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia. Në vazon e tretë ndodhen Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia dhe Çekia. Ndërsa vazo e katërt ende nuk është e plotësuar, pasi deri më tani janë të konfirmuar vetëm tre ekipe Italia, Serbia dhe Zvicra.

Tre ekipet e tjera do të përcaktohen nëpërmjet fazës Play – off, ku bëjnë pjesë 12 skuadra bazuar në performacën e tyre në Nations League.  Skuadrat janë të ndara në tre grupe (A, B dhe C) dhe do të luajnë shanset e tyre në marsin e vitit 2024. Tre fitueset e grupit do të plotësojnë edhe vazon e katërt. Europiani “Gjermani 2024” do të nisë më datë 14 qershor dhe do të ulë siparin me finalen e madhe në datë 14 korrik.

Ceremonia për hedhjen e shortit të fazës së grupeve të “EURO 2024” do të mbahet në qytetin e Hamburgit, nga ora 18:00./IndeksOnline/