75 Mall Live Search
07:32 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / MSH

Sot shorti për renditjen e partive në fletëvotime, Elezi: Procesi është i hapur

Mbi 90 përfaqësues të subjekteve politike sot do të tërheqin shortin për renditjen e tyre në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

“Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është një proces i hapur, duke garantuar transparencë e plotë dhe trajtim i barabartë i të gjitha subjekteve politike”, deklaroi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Tërheqja e shortit nis nga ora 11:00 dhe zhvillohet te komuna e vjetër.

Ndryshe, fushata për zgjedhjet e muajit të ardhshëm nis më 13 shtator dhe përfundon para hapjes së qendrave të votimit më datën 12 tetor, në orën 06:59.