75 Mall Live Search
08:14 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / FR

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Ivica Rajkoviqit e Dragan Deniqit për dhunim gjatë luftës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot do të shpallet aktgjykimi i parë në mungesë për dhunim seksual gjatë luftës.

Të akuzuar janë Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, të dy këta ishin policë në Prishtinë.

Përveç për dhunim seksual, në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, ata kanë kryer edhe krime të tjera lufte, si maltretime, plaçkitje, tortura, por që nuk janë përfshirë në këtë aktakuzë.

Rasti i dhunimit seksual ka ndodhur në Kolovicë. E mbijetuara e këtij krimi u dhunua para syve të burrit të saj, i cili ka qenë dëshmitari kryesor i rastit, dhe dëshmia e tij ka qenë kryesore në gjykatë.

Po ashtu, viktimën e kanë dhunuar gjashtë persona, por vetëm këta dy janë identifikuar nga viktima. Ky është rasti i katërt që ka përfunduar gjykimi, i raportuar dhe përfaqësuar nga Qendra Kosovare e Rehabilitimin të të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Gjykimi është zhvilluar në mungesë, në pamundësi që të njëjtit të arrestohen.

Deri tani janë shpallur tri aktgjykime për dhunim seksual. Zoran Vukotiq është dënuar me 13 vjet burgim, në rastin tjetër Vukotiq është liruar dhe rasti Zhivojin Nesiq “Zhika” u dënua me 15 vjet.

Ndërkaq, ky është rasti i parë për gjykim në mungesë për këtë krim lufte.