75 Mall Live Search
08:06 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / AR

Sot shpallet aktgjykimi në Apel ndaj Pjetër Shalës

Pritet që të shpallet sot në Gjykatën e Hagës aktgjykimi në shkallën e dytë ndaj Pjetër Shalës.

Kjo pas ankesës që është bërë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore, e cila e dënoi me 18 vjet burgim për krime lufte.

Për këtë rast janë mbajtur dy seanca të apelit në të cilat mbrojtja ka kërkuar lirimin e Shalës ose rikthimin e çështjes në rigjykim, ndërsa prokuroria ka thënë se trupi gjykues në këtë rast ka vendosur drejt.