75 Mall Live Search
08:16 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / Z S

Sot nis numërimi i fletëvotimeve për asamblistë

Sot do të nisë numërimi i votave për asamblistët.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se sot nisë numërimi për asamblistët.

“Votat e kandidatëve për anëtarët e kuvendeve komunale numërohen në qendrat komunale të numërimit”, tha ai.

Ai tha se numërimi do të fillojë në orare të ndryshme, në disa QKN në orën 12:00 dhe në disa të tjera në orën 16:00./Indeksonline/