12:49 / E Diele, 25 Shtator 2022 / Gj. Sh

Sot super derbi në basketboll, Peja përballë Yllit

Java e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante.

Përballja kryesore zhvillohet në “Karagaçi” ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Pejanët janë kampionë të Ligës Unike, kurse therandasit kampionë të Kosovës. Peja ka dy fitore në këtë edicion, kurse Ylli dy humbje.

Takimi pritet të jetë mjaft interesant, siç ka ndodhur në takimet e fundit mes tyre.