75 Mall Live Search
10:24 / E Diele, 08 Janar 2023 / Gj. Sh

Sot superderbi Milan – Roma

Futbolli italian sot vjen me një derbi mjaft interesantë.

Kampioni aktual, Milan do të jetë nikoqire e skuadrës së Romës, shkruan IndeksOnline.

Të dyja skuadrat e kanë nisur me fitore vitin 2023 duke mposhtur javën e kaluar Salernitanën, respektivisht Bolognan.

Milan gjendet në vendin e tretë në tabelë me 36 pikë një më pak se Juventusi dhe katër pikë larg Napolit që renditet në vendin e parë.

Ky duel është i vlefshëm për javën e 17-të dhe zhvillohet sonte në ”San Siro” më fillim nga ora 20:45.

Në Serie A sot zhvillohen edhe katër ndeshje të tjera e ato janë:

12:30 – Salernitana Torino,

15:00 – Lazio – Empoli,

15:00 – Spezia – Lecce dhe

18:00 – Sampdoria – Napoli./IndeksOnline/