07:36 / E Martë, 21 Qershor 2022 / AR

Sot takimi mes Kosovës e Serbisë në Bruksel

Sot në Bruksel do të zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në të cilët do të jetë në rend dite marrëveshja për energji dhe përgatitjet e një takimi të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Që nga kriza e shtatorit në veri të Kosovës, kryenegociatorët, Besnik Bislimi nga Prishtina dhe Petar Petkoviq nga Beogradi janë takuar vetëm një herë, më 21 prill, kur dështoi arritja e marrëveshjes për target e automjeteve.

Takimi do të fokusohet në finalizimin e një udhërrëfyesi i cili do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes për energji të vitit 2013-të dhe 2015-të si dhe në çështjet e tjera, përfshi edhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.

BE-ja pret që në këtë takim në nivel kryenegociatorësh të ketë një konsensus konkret për zbatimin e marrëveshjes për energji e mundësisht edhe nënshkrimin e një deklarate për të çështjen e të pagjeturve./Indeksonline/