Sot tentativa e 23-të për konstituim të kuvendit

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sërish sot, për të tentuar konstituimin.
Kjo do të jetë tentativa e 23-të me radhë, me seancën që fillon në orën 11:00, shkruan IndeksOnline.
Seanca e kaluar, rëndom si të tjerat, dështoi te pika e votimit të anëtarëve për komision të fshehtë për votim të kryeparlamentarit.
PDK-ja, LDK-ja, Lista Serbe dhe koalicioni AAK-Nisma nuk i kanë propozuar ende emrat për anëtarë të komisionit.
Kujtojmë se LVV-ja po insiston në zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare të kuvendit, por s’po merr votat e mjaftueshme./IndeksOnline/