Sot tërhiqet shorti i UEFA Europa League, presim ndeshje tejet interesante!

Sot gjatë ditës [nga ora 12:00], shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA hedhë shortin për ndeshjet e Europa League për raundin e 1/8 së finales.
16 skuadra mbrëmë siguruan kualifikimin tutje, me tri klube nga Anglia [Arsenal, Manchester United dhe Tottenham], shkruan IndeksOnline.
Dy skuadra janë nga Spanja, me: Villarreal dhe Granada.
Këto janë skuadrat që kanë siguruar kualifikimin, që do të thotë se në raundin tjetër do të përesim një short tejet interesant:
Ajax
Arsenal
Dinamo Zagreb
Dynamo Kyiv
Granada
Manchester United
Milan
Molde
Olympiacos
Rangers
Roma
Shakhtar
Slavia Praha
Tottenham Hotspur
Villarreal
Young Boys