08:41 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / AR

Sot Tirana kryeqyteti i BE! Shtatë temat që do të diskutohen në samit dhe agjenda

Tirana kthehet sot në kryeqytetin e Europës, pasi për herë të parë do të presë samitin me krerët më të lartë të shtetit të vendeve të bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në samit, ku sikurse në samitet e shkuara të BE-s, kryefjalë mbetet konflikti në Ukrainë. Udhëheqësit e BE-s në Tiranë do të diskutojnë edhe për pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor, sulmet kibernetike përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vende të BE.

Pasojat e agresionit rus në Ukrainë; Intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit; Shtimi ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja; Sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar; Shtimi bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike; Efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor; Heqja e Roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor.

44 delegacione janë pjesëmarrëse në këtë samit, një pjesë e së cilës mbërriti në Tiranë pasditen e djeshme.