Sot tre ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

Këtë vikend do të luhen ndeshjet e javës së nëntë në AlbiMall Superligës së Kosovës.
Sot janë paraparë të zhvillohen tre ndeshje shumë interesante, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja derbi do të zhvillohet në qytetin e Suharekës, ku kampioni i Kosovës, Ballkani do të jetë nikoqir i Gjilanit.
Ndeshje tjetër interasante do të jetë ajo mes Dritës dhe Drenicës, ku ”Intelektualët” nuk dinë për humbje në këtë sezon, ndërsa kuqezinjët nga Skenderaji po kalojnë në një formë të mirë në ndeshjet e fundit.
Në ndeshjen e fundit për ditën e sotme, skuadra e Llapit do të jetë nikoqire e Malishevës. Të dy këto skuadra nuk kanë pasur rezultate të mira në ndeshjet që i kanë zhvilluar deri tani.
Të tre ndeshjet fillojnë në ora 13:00./IndeksOnline/