75 Mall Live Search
08:51 / E Diele, 01 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Sot tre ndeshje në Superligën e Basketbollit

Java e 10 e ProCredit Superligës do të sjellë takime interesante.

Sot në program janë tre ndeshje interesante, shkruan IndeksOnline.

Nga ora 17:00, në palestrën ”Minatori” në Mitrovicë, Trepça do të jetë nikoqire e Vëllaznimit.

Kampionët kanë shtatë fitore e dy humbje, ndërkohë, kuqezinjtë kanë katër fitore e pesë humbje.

Peja do të përballet me skuadrën e Borës, ndeshje e cila zhvillohet në palestrën ”Karagaqi”.

Verdhezinjtë kanë katër fitore e pesë humbje, derisa prishtinasit janë në vendin e fundit me një fitore e shtatë humbje.

Ndësa ndeshja tjetër zhvillohet në sallën e basketbollit në ”Pallatin e Rinisë”, mes Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, më fillim nga ora 19:00.

Bardhekaltrit kanë pesë fitore e tri humbje, ndërsa therandasit pesë fitore e katër humbje, andaj pritet një sfidë e barabartë./IndeksOnline/