11:34 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Sot u bënë 13 vite nga momenti kur Zidane e goditi me kokë Materazzin

Në kupën e botës të vitit 2006, Franca luante kundër Italisë.

 

91 minuta të ndeshjes ishin shumë të qetë, por pastaj tensionet në mes Zidanit dhe Materazzit filluan të rriteshin, e këto tensione arritën në kulm në minutën e 110-të, ku pasi Zidane dhe Materazzi u fjalosën, Zidane e goditi me kokë Materazzin, transmeton Indeksonline.

 

Por arsyja e këtij veprimi të Zidane u mësua më vonë, e që si duket ai e bëri këtë veprim pasi që Materazzi e ofendoi atë me motër.

 

Por a ndjehet keq Zidane për atë që ka bërë ?

Përgjigja është: JO.

 

Në vitin 2010, Zidane tha se ai më parë do të vdiste se sa do t’i kërkonte falje Materazzit, për atë që ka bërë. Mirëpo e sheh si fatkeqësi që nuk ka mundur ta ndihmoj kombëtaren e tij, deri në fund të asaj ndeshje./Indeksonline/.