11:56 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sot u bënë 5 vite nga vdekja e Dr Florit, shoku i tij e përkujton me dedikim emocionues

Sot janë bërë 5 vite që kur këngëtari i grupit “West Side Family” u nda nga jeta papritur.

Vdekja e tij i pikëlloj shumë publikun por më së shumti familjarët e tij dhe miqtë e afërt, shkruan Indeksonline.

Sot shumë familjarë, miq e bashkëpunëtorë e kujtojnë këngëtarin.

Njejtë ka bërë edhe shoku i grupit të tij, “West Side Family” Landi Hysi i cili ka shpalosur një dedikim emocional për të përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

““Floro! Më #beso kur them, ende #Zemërthyer për ikjen tënde. Këtu ende një #Deluzion për sa ke lënë pas, por #Mbigjithçka e pavarësisht se #Jetashkon, kujtimi yt mbetet fillimisht tek unë. #Tirona jonë e tutje. E kujtoj shumë mirë kur the #Krahëtetuadojem. Tani #Mjaft me llafe, koha për vepra. Në mund të jesh i drejtë kur mbi ty shkelmojnë, atëherë je i mirëseardhur njeri në këtë botë. #DrFlori” : ka shkruar Hysi, duke përfshirë tituj të shumë këngëve që i kishin kthyer në hite së bashku. /Indeksonline/