75 Mall Live Search
10:09 / E Diele, 08 Mars 2026 / B XH

Sot varrimi i të moshuarit nga Istogu që u gjet i vdekur pas disa muajsh, familja del me njoftim

Familja e të moshuarit, Beqir Maloku, njofton se ceremonia e varrimit mbahet sot nga ora 16:00 në varrezat e fshatit Saradran të Istogut.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot   na u shuan shpresat  per ta gjetur vellaun    tone te dashur  te gjalle, sot  morrem lajmin e hidhur ,  me buz ne vaje me zemer te thyer  ne  moshen 69 vjeqare    na la Beqir  Shaqir Maloku  nga fshati saradran komuna Istog. Varrimi bëhet neser, me 08-03-2026, në ora 16:00 në varrezat e fshatit  saradran  komuna Istog”, thuhet në njoftimin e familjes.

Kujtojmë që i moshuari ishte raportuar i zhdukur në polici nga gushti i vitit 2025, ndërsa është gjetur të shtunën pa shenja jete.

Në lidhje me rastin policia ka dhënë detaje në raportin e saj 24 orësh.

“PERSON I ZHDUKUR-I GJETUR, HETIM I VDEKJES Istog/ 17.08.2025 – 07:00. Më 07.03.2026 është raportuar nga familjarët e viktimës se ai është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore si dhe ekipi i IML –së të cilët me vendim të prokurorit kanë marrë trupin e pajetë për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /IndeksOnlie/