09:41 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Varroset sot 18-vjeçari nga Kosova që vdiq në Zvicër, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës

Një i ri i moshës 18- vjeçare nga Kosova ka vdekur 11 ditë pas një aksidenti në vendin e tij të punës.

Ngjarja ka ndodhur në shtetin zviceran.

Sipas Blick.ch i riu kosovar me inicialet A.D ishte bllokuar nga një makinë e rëndë shtypëse dhe ishte plagosur rëndë, ndërsa punonte në një kompani në Herzogenbuchsee.

Pas kujdesit fillestar mjekësor, të ofruar nga një ekip i ambulancës, ai ishte dërguar në spital me një helikopter Rega, në gjendje kritike.

Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar.

Aksidenti ka ndodhur më 20 maj, ndërsa natën e së dielës, më 31 maj, i riu ka vdekur në spital.

Familjarët bëjnë të ditur se i riu do të varroset sot në fshatin Sllatinë e Poshtme në Viti prej në orën 13:00.