08:41 / E Martë, 24 Gusht 2021 / OSH

Sot varroset 18-vjeçarja që u vra në Ferizaj

18-vjeçarja, M.O që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt do të varroset sot.

Lajmin e ka bërë të ditur daja i vajzës së ndjerë.

Ai tha se ceremonia e varrimit pritet të bëhet sot, ndërsa e pamja do të zgjasë tri ditë.

“Nesër bëhet varrimi, tri ditë zgjatë e pamja, dhimbja është e madhe por nuk dina se çka bëjmë”, ka bërë të ditur ai dje gjatë ditës.