10:16 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Varroset sot 32- vjeçari që vdiq nga rryma, në Deçan

Varoset sot në orën 17:00 32-vjeçari nga Komuna e Deçanit, që dyshohet se humbi jetën nga kontakti me rrymën.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është shprehur i tronditur ndaj kësaj ngjarjeje tragjike përderisa i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

“Zoti ju dhashtë forcë e jua lehtësoftë dhimbjen”, ka shkruar Ramosaj.

Ngushëllime, për humbjen e Shpejtim Shabanajt, ka shprehur edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.