75 Mall Live Search
13:59 / E Diele, 04 Gusht 2024 / Gj. Sh

Sot varroset 60-vjeçari që vdiq tragjikisht në Përqevë të Klinës

Sot do të jepet lamtumira edhe Shefqet Veselajt, nga fshati Gllarevë i Klinës i cili vdiq si pasojë e një aksidenti në fshatin Përqevë të kësaj komune.

Ngjarja tragjike ka ndodhur dje, teksa u aksidentuan një veturë dhe një kombibus.

Veselaj mbeti i ngujuar, kurse dy automjetet u përfshijnë nga zjarri.

Mediat lokale bëjnë të ditur se varrimi i 60 vjeçarit do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Gllarevë.

Ceremonia e varrimit do të bëhet nga ora 17:00.