75 Mall Live Search
08:37 / E Martë, 29 Tetor 2024 / AR

Sot varroset Auron Myftari, që dyshohet se u ther për vdekje nga i vëllai

Varrimi i Auron Myftarit, që dyshohet se u ther për vdekje në Prishtinë nga vëllai tjetër, Gent Myftari, do të bëhet sot në orën 12:00, në varrezat e qytetit, në “Arbëri”.

Vëllai tjetër, Agon Myftari përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se familja nuk do të hapë të pame, përcjell Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë se varrimi i Auron (Hazir) Myftarit do të bëhet, më 29 tetor 2024, me namazin e drekës (ora 12:00), në varrezat e qytetit në ‘Arbëri’”.

“Njëkohësisht, ju njoftojmë se për shkak të rrethanave, familja nuk do të hapë të pame. Pritja do të bëhet vetëm në varreza”, ka shkruar Myftari.

Vërejtje:

Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.