Sot varroset Fisnik Panxha

Sot do të varroset ideatori dhe bashkëthemeluesi i Festivalit të Gastronomisë, Fisnik Panxha, i cili vdiq ditë më parë.
Këtë e bëri të ditur vëllai i tij, Astrit Panxha.
Ai njoftoi se varrimi do të bëhet ditën e sotme (4 gusht), nga ora 17:00 në varrezat e Prishtinës.
Ndërsa e pamja do të bëhet me datën 5 dhe 6 gusht nga ora 9 deri në ora 18 në sallën Cassiopeia, katin e dytë në Hotel Sirius, Rruga Agim Ramadani, Prishtinë.
Fisniku la pas vetës bashkëshorten dhe dy djem./Indeksonline/