75 Mall Live Search
11:19 / E Enjte, 01 Janar 2026 / F.R

Sot varroset i riu që u gjet i vdekur në një vilë në Pejë

Sot bëhet varrimi i Endrit Lajqit, të riut që u gjet i vdekur bashkë me një grua para pak ditësh në një vilë në Pejë.

Njoftimin e kanë bërë familjarët e të ndjerit, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi do të mbahet sot, me fillim nga ora 14:00, në varrezat e qytetit të Pejës.

Lidhur me këtë ngjarje ende misterioze, të mërkurën ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar shenja dhune dhe as armë.

Sipas Nikçit, rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.