Sot varroset Ideal Halabaku, i riu që vdiq tragjikisht në autostradën “Arbën Xhaferi”

Ideal Halabaku, 26-vjeçar është ai i cili humbi jetën tragjikisht në autostradën “Arbën Xhaferi” të dielën.
Familja ka njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në orën 18:00 në varrezat e qytezës Pozheran.
“Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit Ideal Halabaku djali i (Mufail Halabakut) i cili humbi jetën dje tragjikisht bëhet sot në orën 18:00 në varrezat e qytezës, në Pozheran”, thuhet në njoftim./Indeksonline/