75 Mall Live Search
07:44 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / MSH1

Sot varroset imami që u vra në Dragash

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, u ther për vdekje të hënën mbrëma, në rrethana të dyshimta.

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje nga Policia e Kosovës, u arrit lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarit për këtë rast, Beshir Hamza.

IndeksOnline raportoi dje ekskluzivisht se vrasja e Tahirovcit u bë pasi imami mori disa plagë me thikë, të cilave nuk iu mbijetoi.

Varrimi i imamit do të bëhet sot, po në fshatin Zlipotok.

Është njoftuar se ceremonia mortore do të fillojë në orën 15:00./IndeksOnline/