75 Mall Live Search
11:20 / E Shtunë, 09 Maj 2026 / Gj Sh

Sot varroset ish-futbollisti kosovar që vdiq në Gjermani

Sot varroset ish-futbollisti kosovar, Granit Tahiri, i cili vdiq tragjikisht javën e kaluar në Gjermani.

30-vjeçari nga Podujeva ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Hanover me datë 30 prill, shkruan IndeksOnline.

Familjarët e të ndierit kanë njoftuar se varrimi i Granit Tahirit do të bëhet sot, me datë 09.05.2026, në varrezat e Qytetit te Hukurudha në Podujevë, në orën 16:00.

Tahiri ishte futbollist në landin e Hannoverit në ligën rajonale të Gjermanisë.

Para se të emigronte në Gjermani, Graniti ishte pjesë edhe e skuadrës llapjane, Hysi./IndeksOnline/