75 Mall Live Search
09:28 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / Z S

Sot varroset Latif Bytyqi, i cili humbi jetën në vendin e punës në Slloveni

Sot do të varroset Latif Bytyqi, i cili humbi jetën para tri ditësh në vendin e punës në Slloveni, në fshatin Shkozë të Komunës së Malishevës.

Sipas njoftimit të publikuar nga faqja e fshatit në Facebook, ceremonia e varrimit do të fillojë nga ora 14:00.

Njëherësh, u bë e ditur se e pamja do të mbahet  sot, po ashtu në odën pranë xhamisë së fshatit Shkozë./Indeksonline/