12:50 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Sot varroset minatori Idriz Gërbeshi, që vdiq në Minierën e Artanës

Dy minatorë, inxhinieri Haki Arifi e xehetari Idriz Gërbeshi, vdiqën dje  nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në Minierën e Artanës, shkruan IndeksOnline.

E varrimi i xehetarit Gërbeshi do të bëhet sot në varrezat e fshatit Bunjak.

Kështu tha familjari i të ndjerit, Fadil Gërbeshi.

“Të nderuar familjarë, miq shokë dhe dashamirë dje humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Minierën e Artanës vëllai ynë i dashur Idriz Gërbeshi.

Varrimi bëhet me ikindi në varrezat e fshatit Bunjak”, tha ai.

Ndryshe, trupat e dy të ndjerëve janë nxjerrrë mbrëmë rreh orës 00:30 nga vendi i punishtes.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur t’i ndihmojë familjet e tyre me nga 30,000 euro dhe bursa për fëmijët që po e ndjekin shkollimin. Djalit të madh të Idrizit, 21 vjeç, do t’i ofrohet mundësi punësimi në minierë./IndeksOnline/