75 Mall Live Search
08:17 / E Shtunë, 05 Prill 2025 / FR

Sot varroset polici, Alban Tolaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premtën në Prishtinë, ku një zyrtar policor dyshohet që i ka dhënë fund jetës.

Bëhet fjalë për Alban Tolajn, zyrtarin policor që dyshohet të jetë vetëvrarë rreth orës 14:45.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.

Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, deklaroi për media zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Lamtumira e fundit, policit Tolaj do t’i jipet sot në Pejë, në ora 16:20./IndeksOnline/

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "Me pikëllim tẽ thelle njoftojmë miqtë, shoket dhe dashamirët se dashuri yne: ALBAN (HASIM) TOLAJ Pjestari i Policisë sẽ Kosovës Tragjikisht ndrroi jetë Te 04.04.2025, .2025, në moshën 47 vjeçare, duke na ee përjetë pikëlluar. Varrimi i ndjerit behet Te 05.04.2025, .2025, në varrezat e Qytetit. Funerali niset nga shtëpija e ndjerit, Murat Haxhijaj. Nr.16 në ora 16:30. Pejë, mẽ 04.04.2025 Te pikëlluarit: Familja Tolaj."