75 Mall Live Search
08:09 / E Mërkurë, 27 Prill 2022 / OSH

Sot varroset sekretarja Albright, në ceremoni merr pjesë Kurti, Osmani, Biden ..

Sot, 27 prill, i jepet lamtumira e fundit mikes së madhe të Kosovës, Sekretarës së Shtetit Madeleine Albright, shkruan IndeksOnline.

Në cermoninë mortore që do mbahet në Katedralen Nacionale të Ëashingtonit do të merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

Këtë ngjarje do ta kryesoj Presidenti Joe Biden,  ku të pranishëm do të jenë shumë personalitete amerikane si, ish-Presidentin Bill Clinton e ish-Sekretaren e Shtetit Hilary Clinton, ish-Presidenti Obama, Michelle Obama, Sekretari i Shtetit Blinken, ish-Skretari së Shtetit Rice.

Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së dhe mike e madhe e shqiptarëve, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka vdekur më 23 mars, në moshën 84 vjeç.

Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton, së pari shërbeu si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më i lartë i vendit në mandatin e saj të dytë. Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.

Albright është e njohur për rolin e saj kyç në negociatat në Rambuje mes palës shqiptare dhe asaj serb, që i paraprin fushatës së bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Në qendër të Prishtinës, në një shesh që mban emrin e ish-sekretares amerikane, është edhe busti i saj, në shenjë nderimi për rolin e zonjës Albright për çlirimin e Kosovës, 22 vjet më parë./IndeksOnline/