75 Mall Live Search
07:14 / E Hënë, 28 Mars 2022 / MSH

Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

Salih Mustafa, i njohur ndryshe si komandant “Cali”, që nga shtatori i vitit 2020 është duke u mbajtur në masën e paraburgimit në Gjykatën Speciale.

Ai sot ka seancën e radhës në Hagë, duke filluar nga ora 09:30, njofton Indeksonline.

Komandant “Cali” u arrestua nga Policia e EULEX-it, e urdhër arrest nga Dhomat Specializuara.

Ndaj tij është ngritur aktakuza se kinse, në vitin 1999, së bashku me disa ushtarë të UÇK-së, kanë privuar nga liria gjashtë persona, të cilët i kanë mbajtur të mbyllur dhe i kanë torturuar.