75 Mall Live Search
08:35 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Sot veç futboll dhe asgjë tjetër – këto janë ndeshjet që janë në program

Të gjitha mbrëmjet e verës do të jenë të mbushura me ndeshje futbolli.

Kështu do të jetë edhe mbrëmja e parë e korrikut, transmeton Indeksonline.

Sonte në aksion janë tri ligat më të mira në botë, Premier Liga, Serie A dhe La Liga.

Vëmendja në Premier Ligë do të jetë në Londër dhe qytetin e Liverpoolit.

Arsenali do të luaj kundër Norëich nga ora 19:00. Në këtë orë do të jetë edhe ndeshja më interesante sonte, Everton-Leicester.

Nga ora 21:15 do të jetë derbi i Londrës mes West Ham dhe Chelsea. Ndeshja interesante pritet të jetë edhe ajo mes Bournemouthit e Neëcastlit që do të luhet nga ora 19:00.

Në Serie A nuk do të ketë ndonjë derbi, por në aksion janë dy ekipet e qytetit të Milanit.

Interi nga ora 19:30 do të jetë nikoqire e Brescias, kurse AC Milan do të jetë mysafire e Spal.

Në La Liga ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Valencias e Ath.Bilbaos që zhvillohet nga ora 19:30./Indeksonline/