75 Mall Live Search
11:31 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Sot vendoset lideri i Premierligës, Manchester City – Liverpul, formacionet e mundshme

Premierliga angleze rikthehet sot në aksion pas ndeshjeve të kombëtareve.

Ndeshja kryesore e javës zhvillohet mes Manchester Cityt dhe Liverpulit, shkruan IndeksOnline.

Kjo përballje do të vendos se kush do të jetë lider në kapionatin anglez.

Aktualisht, Manchester City i prin renditjes tabelare me 28 pikë, e Liverpooli është menjëherë në pozitën e dytë me një pikë më pak.

Ndeshja zhvillohet në ‘Etihad Stadium’, më fillim nga ora 13:30.

Formacionet e mundshme:

Manchester City: Ederson, Walker, Akanji, Dias, Gvardiol, Silva, Rodri, Foden, Doku, Haaland, Grealish.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Tsimikas, Szoboszlai, Mac Allister, Gravenberch, Salah, Jota, Gakpo./IndeksOnline/