Sot vendoset për masat më rigoroze kundër Covid-19 në Serbi

Ka filluar seanca e Shtabit të Krizave për luftën kundër virusit corona, transmeton Indeksonline.
Seanca filloi rreth orës tetë, raporton Tanjug.
Aty do të diskutohet për situatën aktuale epidemiologjike, por ka shumë të ngjarë të sjellë masa të reja, më rigoroze, sepse numri i të infektuarve në Serbi po rritet dita ditës./Indeksonline/