Sot vetëm një ndeshje në programin e Superligës

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Besa Pejës dhe Trepçës ’89, duel ky në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.
Në programin e Superligës do të jetë vetëm kjo ndeshje sot, shkruan IndeksOnline
Trepça’89 do të mundohet të shkojë drejt vendi të parë në tabelë pasi aktualisht ka gjashtë pikë dhe ndodhet në vendin e tretë.
Besa e Pejës nuk ka grumbulluar as edhe një pikë dhe mbanë pozitën e fundit.