Sot vetëm një ndeshje në Superligë, Gjilani e pret Besën

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Gjilanit dhe Besës, duel ky në kuadër të xhiros së 27’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani me trajnerin, Munishi do të mundohet që sot të jep më të mirën nga vetja, ku përballë kanë një skuadër që aktualisht ndodhet në vendin e fundit në tabelë, shkruan IndeksOnline
Ndërsa, Gjilani ka pozitën e katër me 37 pikë të grumbulluara.
Këtë ndeshje e transmeton platforma e “ArtMotion”.