75 Mall Live Search
00:06 / E Diele, 23 Prill 2023 / MSH

Sot votohet në katër komunat veriore, këto janë qëndrat e votimeve

Në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, sot do të mbahen zgjedhjet për kryetarë komune dhe kuvende komunale.

Ndërkohë institucionet shtetërore pohojnë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizim dhe mbarëvajtje të procesit zgjedhor.

Në anën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote në katër komunat e Republikës së Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, se këto janë lokacionet e sakta të 19 qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit.

Në këtë LINK mund t’i gjeni lokacionet.