75 Mall Live Search
08:21 / E Diele, 28 Maj 2023 / Gj. Sh

Sot xhiro e fundit e Superligës, vëmendja në Ferizaj dhe Mitrovicë

Sot në AlbiMall Superligën e Kosovës zhvillohen të gjitha ndeshjet e javën e 36-të, e fundit për këtë sezon.

Tashmë Ballkani veçse ka siguruar titullin e kampionit dhe në ndeshjen e fundit luan kundër Gjilanit, shkruan IndeksOnline.

Vëmendja krysore ditën e sotme do të jetë në dy ndeshjet ku është e hapur gara për skuadrat e Ferizajit dhe Trepçës ’89, të cilat po kërkojnë barazhin, dhe të shpresojnë të qëndrojnë në Superligë edhe për një sezon.

Ferizaji është nikoqire e Dukagjinit, ndërsa Trepça ’89 do të përballet me Prishtinën.

Të gjitha ndeshjet do të nisin nga ora 15:00./IndeksOnline/