Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e basketbollit, vëmendja në Suharekë

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në basketbollin kosovar në kuadër të javës së 25-të në “Procredit Superliga”.
Në sallën “1 Tetori”, Bora do të përballet kundër skuadrës së Bashkimit.
Ndërsa në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, do të përballet ndeshja derbi mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Pejanët, kanë fituar 3 ndeshje radhazi ku do të tentojnë të arrijë në dy pozitat e para, ndërsa nënkampionët po kalojnë në formë të mirë në dy ndeshjet e fundit, pas një ecurie negative të tyre.
Këto dy ndeshje priten të zhvillohen sonte në orën 20:00./IndeksOnline/