75 Mall Live Search
07:53 / E Mërkurë, 03 Prill 2024 / G T

Sot zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

Sot zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në Kupën e Kosovës, faza gjysmëfinale.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë, dy rivalet lokal takohen për herë të parë kundër njëri-tjetrit në ndeshje zyrtare, shkruan Indeksonline

Nga ora 13:00, Ballkani dhe Suhareka zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Kosovës.

Kurse ndeshja tjetër është ajo mes Prishtinës dhe Dritës, e cila zhvillohet në Lipjan në stadiumin “Sami Kelmendi”.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00.

Kujtojmë që gjysmëfinalet zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje, ndryshe nga fazat e mëparshme në Kupën e Kosovës./Indeksonline/

May be an image of 8 people and text