Sot zhvillohen dy ndeshjet e Serie A
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura të javës së 20-të të Serie A.
Nga ora 15:00, Milani luan si mysafir i Genoas. Rosonerët do të luajnë pa Higuainin i cili nuk u ftua për shkak se mund të largohet ndërsa Genoas do t’i mungoj Piatek ku edhe ky mund të lëviz drejt rosonerve.
Me fitore, Milani do të ngitej në pozitën e katërt që aktualisht e mban Roma.
Ndërsa nga ora 20:30 Juventusi e pret Chievon. Pasi fitoi Superkupën e Italisë, Zonja e Vjetër do të tentoj të vazhdoj ecurinë pozitive edhe në Ligë. Kjo ndeshje i vë përballë skuadrën e parë në ligë dhe atë të fundit. /IndeksOnline/