Sot zhvillohen dy ndeshjet e Superligës
Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” Prishtina luan si mysafir e rivalit nga kryeqyteti, Flamurtarit.
Prishtina kërkon fitoren për të mbajtur kryesimin e tabelës, shkruan Indeksonline.
Ndjekësi më i afërt i Prishtinës, Feronikeli është mysafir i Lirisë në “Përparim Thaqi” të Prizrenit.
Skuadra nga Drenasi është vetëm një pikë larg Prishtinës dhe çdo gabim i rivalit mund ta shoh në vendin e parë.
Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 13:30. /IndeksOnline/