Zhvillohen, sot, 2 ndeshjet e Superligës, “lufta” për mbijetesë
Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera më të cilat do të përfundojë java e 15-të në Superligën e Kosovës.
Sot do të luajnë katër ekipet në fund të tabelës, të cilët kërkojnë vetëm fitore me shpresën e largimit nga zona e barazhit.
Dukagjini, do ta presë në shtëpi, Flamurtarin. Të dyja klubet kanë humbur ndeshjet e kaluara dhe kërkojnë të fitojnë me dëshirën për të qëndruar në Superligë.
Ndërsa ndeshje tjetër interesante do të jetë midis Vushtrrisë dhe Ferizajt. Vendësit kanë humbur në dy ndeshjet e fundit, derisa Ferizaj fitoi ndeshjen e fundit dhe kërkojn të vazhdojë serinë e fitoreve.
Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /IndeksOnline/