Sot zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës

Në 16-vjetorin e Pavarësisë, zhvillohet edhe finalja e Kupës së Kosovës në Basketboll.
Në palestrën ”Shani Nushi” në Gjakovë, Trepça do të përballet me Prishtinën, ndeshje kjo e cila nis nga ora 17:00, shkruan IndeksOnline.
“Xehtarët” deri në finale arritën pasi munden Istogun 84:51 dhe Golden Eagle Yllin 72:59, derisa Sigal Prishtina në çerekfinale fitoi ndaj Proton Cable Prizrenit 108:90, ndërsa në gjysmëfinale, skuadrën tjetër prizrenase, Bashkimin 66:71.
Trepça ka triumfuar në dy edicionet e fundit në Kupën e Kosovës, ku në finalen e fundit mundi pikërisht Sigal Prishtinën.
Bardhekaltrit gjithsej kanë triumfuar 15 herë, njëherësh skuadra më e trofeshme në vend, derisa ‘Xehetarët’ kanë fituar gjashtë herë./IndeksOnline/