75 Mall Live Search
08:05 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / MSH

Mbahet sot mbledhja e përbashkët ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe asaj italiane

Sot në Romë, do të mbahet takimi i parë ndërqeveritar Shqipëri–Itali (G2G Government to Government).

Ky takim, që do të zhvillohet mes dy qeverive, ka në qendër forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh përmes projekteve të përbashkëta në fusha kyçe si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe infrastruktura.

Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim zyrtar me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Më pas, të dytë do të marrin pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare, së bashku me ministrat e të dy kabineteve.

Në rendin e ditës së takimit  parashikohet gjithashtu nënshkrimi i disa marrëveshjeve dypalëshe dhe memorandumeve të mirëkuptimit mes dy vendeve, raportojnë mediat shqiptare.

Sipas njoftimit të pallatit Chigi, mbledhja do të nisë në orën 11:30 dhe do të mbahet në villën “Doria” në Romë.