Sot zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 24-të në Superligë

Sot zhvillohet ndeshja e fundit e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Suharekës e cila është në krizë të thellë, e pret në shtëpi Feronikelin ’74 tashmë të dorëzuar, shkruan Indeksonline
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 14:00.
Kujtojmë që dy skuadrat janë në pozitat e fundit në tabelë. Suhareka ka 26 pikë, kurse Nikli’ 74 ka 13 pikë./Indeksonline/