75 Mall Live Search
08:12 / E Premte, 09 Prill 2021 / Blerim

Sot zhvillohet një ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës

Sot zhvillohet një ndeshje interesante në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Nga ora 15:00 Arbëria e pret në ‘shtëpi’ skuadrën e Trepçës ’89, shkruan IndeksOnline

Gjyqtar në këtë takim që zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë do të jetë Genc Nuza, me shokët: Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Burim Jahmurataj.

Kujtojmë që dy skuadrat janë duke luftuar për mbijetesë – me Arbërinë që gjendet në pozitën e 9-të me 27 pikë dhe Trepça ’89 me 32 pikë në pozitën e 7-të./IndeksOnline/