09:03 / E Diele, 04 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Sot zhvillohet një ndeshje në Superligën e Kosovës

Sot do të zhvillohet një ndeshje në kuadër të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Llapit do të jetë nikoqire e kampionit në fuqi Ballkanit, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 7-të të Superligës, por që ishte shtyer për shkak të ndeshjeve që ka zhvilluar Ballkani në garat ndërkombtare.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë më fillim nga ora 13:00./IndeksOnline/