08:42 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sot zhvillohet super derbi, Prishtina-Ballkani

Në kuadër të Superligës së Kosovës gjatë ditës së sotme përveq tri ndeshjeve tjera do të zhvillohet edhe derbi Prishtina-Ballkani.

Djemt nga kryeqyteti do t’i presin djelmoshat e Suharekës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjën që do të fillojë nga ora 17:00, shkruan IndeksOnline.

Ky pritet të jetë një duel mjaftë interesant, pasi që të dyja skuadrat e kanë objektiv titullin e kampionit andaj të dyja skuadrat e synojnë fitoren në këtë ndeshje.

Përveq kësaj ndeshje do të zhvillohen edhe ndeshjet Ferizaj-KF Llapi, Feronikeli-Trepça 89’, Dukagjini-Gjilani./IndeksOnline/.