Sot zhvillohet takimi final Barcelona – PSG, vendoset për Neymarin
Sagës së brazilianit Neymar po i vjen fundi. Gjatë gjithë verës emri i tij ka qenë më i përfoluri në mediet ndërkombëtare, pas problemeve që pati me skuadrën e Paris Saint Germainit.
Përfaqësuesit e Barcelonës janë takuar disa herë me zyrtarë të ekipit parisien, por pavarësisht tentativave të shumta nuk është arritur akordi.
Mediet spanjolle, raportojnë se sot do të mbahet takimi final midis reprezentuesve të dy klubeve për të vendosur rreth të së ardhmes së Neymarit.
Sipas të gjitha gjasave braziliani, do të rikthehet në Camp Nou, por në formë huazimi. /Indeksonline/